-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vllaznia, Elbasani dhe Egnatia ndajnë kreun e tabelës pas barazimeve të javës së 22-të

Kryesoret

Java e 22-të e kampionatit të Superiores u karakterizua nga tri barazime në ndeshjet e sotme.

Sfida mes Vorës dhe Flamurtarit përfundoi 0-0, ndërsa një përballje e fortë mes Partizanit dhe Elbasanit i la të dyja ekipet të ndanin pikët pas një barazimi 2-2. Po ashtu, Dinamo dhe Bylisi e mbyllën takimin e tyre pa shënim, me rezultatin 0-0.

Kjo javë e Superiores do të mbyllet me dy ndeshje të tjera: Teuta-Vllaznia dhe Egnatia-Tirana. Pas tre dueleve të zhvilluara, Vllaznia, Elbasani dhe Egnatia ndajnë kreun e tabelës me nga 39 pikë secila, ndërsa Partizani dhe Teuta qëndrojnë të barabartë me nga 27 pikë, në vendet e pestë dhe të gjashtë.

Lufta për titull dhe për mbijetesë vijon me intensitet të lartë, duke bërë këtë sezon edhe më emocionues.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit