Rreth orës 20:05, në sheshin “Demokracia” në Shkodër, automjeti me drejtues N. Xh. ka përplasur N. Sh., i cili po udhëtonte me biçikletë.
Si pasojë, N. Sh. është plagosur dhe është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, ku po merr kujdes mjekësor.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.









