-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aktori Fitim Makashi u përcoll në banesën e fundit

Kryesoret

I njohur për rolet e tij të paharruara në teatër dhe kinematografi, aktori i shquar Fitim Makashi u përcoll në banesën e fundit ditën e dielë, në moshën 82-vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë. Homazhet u mbajtën në Teatrin Kombëtar, aty ku ai la një trashëgimi të jashtëzakonshme me profesionalizmin dhe pasionin për artin.

Miqtë dhe kolegët e tij e kujtuan si një aktor të shquar, simbol të heroit për rininë e viteve ’70-’80. Aktori Sokol Angjeli e krahasoi me legjendën Bekim Fehmiu, ndërsa Raimonda Bulku theksoi fisnikërinë dhe shpirtin e tij të madh. “Ishte një njeri shumë i mirë, ashtu siç ishte në rolet e tij,” shprehej Bulku.

Roli më i njohur i Makashit mbetet ai në “Vdekja e Kalit”, ku ai shprehu me mjeshtri shpirtin guximtar të personazhit të tij. Ndërkohë, kolegët e tij tregojnë për një njeri të dashur dhe mik të vërtetë, që gjithmonë ishte i gatshëm të jepte dashuri dhe përkushtim.

Pas viteve ’90, Makashi emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por gjithmonë mbeti i lidhur me artin dhe Shqipërinë. Këngëtari Redon Makashi, djali i tij, ndan me dhimbje kujtimet për të atin, duke theksuar se artisti nuk u vlerësua siç meritonte në jetë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit