Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, vizitoi Washingtonin dhe u takua me Zëvendës Sekretarin e Shtetit, Christopher Landau, si dhe me kongresmenët Andy Sessions dhe Chris Self.
Diskutimet u fokusuan te mbështetja amerikane për Shqipërinë në forcimin e demokracisë, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe roli strategjik i vendit në stabilitetin e Ballkanit.
Mediu theksoi nevojën për një sistem drejtësie të pavarur, investime në mbrojtje sipas NATO-s dhe rritjen e bashkëpunimit ushtarak me aleatët, si një mjet për sigurimin e stabilitetit dhe përballjen ndaj ndikimeve të jashtme.









