Paralizimi i aksit Përrenjas–Librazhd, i shkaktuar nga rrëshqitja e dherave dhe gurëve, ka lënë mijëra qytetarë të bllokuar për rreth 8 orë.
Ndërkohë, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër për situatën, duke akuzuar qeverinë për pasigurinë dhe dëmet e shkaktuara nga korrupsioni.
“Arsyeja? – janë – Vjedhjet kolosale të Rama-Balluku!” shkruan Sali Berisha në postimin e tij në rrjetet sociale, duke lidhur ngjarjen me abuzimet e autoriteteve qeveritare.









