-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DETAJET/ Arsenali i armëve në Tiranë, policia: Armët ishin sjellë nga Kosova

Kryesoret

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka bërë të mundur arrestimin e 4 personave në Selitë, pas një hetimi dy mujor me metoda proaktive, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Si rezultat i operacionit, janë arrestuar katër persona të dyshuar për trafik dhe shitje armësh zjarri, të cilat dyshohet se ishin sjellë nga Kosova dhe më pas magazinuar në zonën e Selitës në Tiranë.

Personat e arrestuar janë:

-Gloris Nezaj, 39 vjeç

-Rezarto Rumi, 48 vjeç

-Kelvin Caushi, 49 vjeç

-Ardjan Caushi, 45 vjeç

Gjatë kontrollit të banesave dhe ambienteve të përdorura nga grupi, policia sekuestruar:

-8 armë zjarri (5 pistoleta dhe 3 automatikë)

-Pjesë të ndryshme armësh

-Një armë gjahu

-Krehra dhe municion luftarak

-3 radio si ato të policisë

-Një jelek multifunksional

-9 celularë

Hetimet dyshohet se zbulojnë një strukturë ku armët modifikoheshin dhe magazinoheshin për t’u shitur më pas në Tiranë.

Nën drejtimin e Prokurorisë, policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Zbulohet arsenal armësh në Selitë të Tiranës, arrestohen 4 persona

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit