-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Irani: Të gjitha ushtritë e BE janë organizata terroriste

Kryesoret

Kryetari i Kuvendit të Iranit deklaroi të dielën se Republika Islamike tashmë i konsideron të gjitha ushtritë e Bashkimit Evropian si organizata terroriste.

Deklarata erdhi si reagim pasi BE-ja e shpalli Gardën Revolucionare paramilitare të Iranit organizatë terroriste, pas shtypjes së përgjakshme të protestave mbarëkombëtare.

Njoftimi u bë nga Mohammad Bagher Qalibaf, ish-komandant i Gardës Revolucionare, ndërsa vlerësohet se ky vendim do të ketë kryesisht karakter simbolik.

Irani ka përdorur edhe më herët një ligj të miratuar më 2019 për të shpallur në mënyrë reciproke ushtritë e vendeve të tjera si terroriste, pasi Shtetet e Bashkuara e kishin shpallur Gardën Revolucionare organizatë terroriste po atë vit.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme janë të larta, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e një sulmi ushtarak ndaj Iranit. Po ashtu, Republika Islamike ka planifikuar për të dielën dhe të hënën ushtrime ushtarake me municion të vërtetë në Ngushticën strategjike të Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth një e pesta e tregtisë botërore të naftës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit