-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Juventus siguron talentin Adin Licina nga Bayern Munich

Kryesoret

Juventusi ka përforcuar të ardhmen e tij me mesfushorin sulmues Adin Licina, i cili ka nënshkruar një kontratë trevjeçare e gjysmë. Licina, i lindur në vitin 2007 dhe i ardhur nga Bayern Munich, do të nisë aventurën me Juventus Next Gen në Serie C, me synimin për të fituar përvojë dhe për t’u integruar në ekipin e parë vitin e ardhshëm.

Transferimi është realizuar falas, ndërsa Bayern do të ruajë 30% të çdo rishitjeje të mundshme dhe një klauzolë riblerjeje për të ardhmen.

Licina ka qenë pjesë e ekipit të dytë të Bayernit dhe ka luajtur për përfaqësueset e moshave të Gjermanisë, por nuk ka pasur mundësi të debutojë me ekipin e parë për shkak të konkurrencës dhe disa problemeve fizike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit