kryeministri Edi Rama, këtë të diel ndodhet në podkastin e tij “Flasim”, ku foli edhe për zhvendosjen e Kadastrës së Vlorës në Tiranë.
Ai tha se do të zhvendosen edhe drejori të tjera nga periferitë drejt qendrës, jo vetëm Kadastra e Vlorës, deri sa ti jepet fund ciklit.
“Dy fjalë për zhvendosjen e zyrës së Kadastrës së Vlorës në Tiranë. U ngatërrua qëllimisht ose idiotësisht adresa fizike e zyrës me shërbimin për qytetarët. Agjencia e Kadastrës ka kaluar prej kohësh nga një model shërbimi primitive me sportele e radhë e zvarritje në një model online ende i pa mbyllur plotësisht në ciklin e vet, por gjithsesi përmes platformës E Albania ky model mundëson që shumica e procedurave nuk ka nevojë për paraqitje fizike në një sportel. Të gjitha ndiqen online. Tani gjithë kjo zhurmë dhe ky tension që u ndje në atë lëvizje lidhet jo vetëm me një perceptim të gabuar apo edhe informim të mangët, por edhe me një mendësi e cila duhet përmbysur. Duhet përmbysur duke pasur parasysh se e nesërmja e afërt e Kadastrës është një shërim pa sportele e godina fizike të shpërndara në territor por me akses në çdo shërbim si një e drejtë themelore dhe një e drejtë që merret përmes celularit, kompjuterit më të afërt dhe që nuk ka asnjë lidhje me vendndodhjen e zyrës. Ky nuk është i pari si veprim për zhvendosje të një drejtorie vendore në qendër dhe nuk është as i fundit. Të tjera drejtori do zhvendosen dhe ajo që po punojmë përditë është që të sigurojmë mbylljen e ciklit, pra jo më aplikim online dhe pastaj marrje të shërimit me postë, por gjithë cikli online”, tha Rama.









