Liverpooli arriti një fitore 4-1 ndaj Newcastle United në ndeshjen e javës së 24-të të Premier League.
Mysafirët kaluan në avantazh me Gordon në minutën e 36-të, por Liverpooli reagoi shpejt dhe shënoi dy gola me Hugo Ekitike brenda pjesës së parë, pas asistimeve të Wirtz dhe Kerkez.
Në pjesën e dytë, Florian Wirtz shënoi golin e tretë për Liverpoolin, ndërsa Ibrahima Konate realizoi golin e katërt në minutat shtesë, duke vulosur rezultatin përfundimtar 4-1.
Me këtë fitore, Liverpooli ngjitet në vendin e pestë me 39 pikë, duke siguruar një pozicion për pjesëmarrje në Kupat e Evropës.









