Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka shkëmbyer replika me ish-kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Taulant Balla: Ngrije kokën, Sali, 100 herë të kthehem mbrapa do e bëja. Jozefinë, mos u bëj sikur të dhemb shpirti për Saliun, ma kurse, se në 2011 bashkëpunuam bashkë kundër Saliut. Por na dole huq, nuk more vota në Shkodër. Jozefinë, historia në 20 vite, rikthimet si puna jote… Ulsia ka një shprehje të bukur, ajo pas asaj. Sali, laj gojën sa herë përmend PS-në, se ta ka dhënë përgjigjen dhe do të ta japë edhe në 2029. Tani çohu, na sqaro vendimin e djeshëm. Do vini në komision apo jo?
Jozefina Topalli: Vura re se në krye të PD-së ishte dikush që ju e kontrollonit në çdo lëvizje; e ke takuar Lulzim Bashën në mënyrë të fshehtë. Prandaj, merre vetë, mos ma drejto mua, se unë s’të kam takuar ty. Për zgjedhjet ka një raport të OSBE-së që thotë shumë gjëra: si është përdorur administrata, paraja, si janë dhënë bonuset, tenderët, parapensionet etj. Por ka një frazë që është më e rëndë, që ju nuk e thoni kurrë: thotë se në Shqipëri ndodh diçka që nuk ndodh askund tjetër. Vijë ndarëse mes pushtetit dhe partisë nuk ekziston. Shih se çfarë keni bërë: ja keni dhënë vetë zarfet diasporës, shkove në Greqi duke i kërcënuar se, nëse nuk jepnin votën për ju, do t’iu hiqnit familjarët nga puna. Ta kam thënë edhe një herë: në Bjellorusi zgjedhjet fitohen me 70%, Putini i fiton me 75%, në Shqipëri Rama i ka marrë me 90%.









