Kapiteneria e Portit të Vlorës ka ndaluar daljen në det të mjeteve të vogla dhe peshkarexhave, duke filluar nga ora 14:00 e 3 shkurtit, për shkak të kushteve të këqija atmosferike që do të ndikojnë në rajon.
Erërat e forta dhe dallgët që mund të arrijnë deri në 6.5 metra pritet të bëjnë lundrimin shumë të rrezikshëm.
Masat do të jenë në fuqi deri më 5 shkurt, kur pritet përmirësim i kushteve. Anijet ndërkombëtare do të vazhdojnë lëvizjen e tyre pa ndërprerje.
Peshkatarët dhe pronarët e mjeteve lundruese janë të ftuar të sigurojnë mjetet në port dhe të shmangin daljet e panevojshme në det.









