-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta në Luz të Fushë-Krujës, banorët akuzojnë bashkinë për shkatërrimin e rrugës

Kryesoret

Banorë e Luzit në Fushë-Krujë kanë dalë për disatën herë në protestë, duke kërkuar që tu rregullohet rruga pasi është tërësisht e amortizuar dhe me gropa, në protestë ishte i pranishëm edhe ish-kandidati i PD për deputet Aulon Kalaja.

Edhe pse ditën e djeshme Policia e Krujës i procedoi disa protestues për shkak të organizimit të protestës pa leje, ata nuk janë tërhequr as nga kërkesa dhe as nga tubimi.

Protestuesit vijojnë të kërkojnë rrugën dhe thonë se nuk do ndalen, por do i vazhdojnë protestat deri sa të bëhet rruga.

Kemi dalë për rrugën, asnjë lloj reagimi, nuk ka shpresë, hera e pestë që dalim dhe s’kemi marrë përgjigje. Ne do vazhdojmë protestën, nuk ndalemi derisa ta zgjidhim këtë punë”, shprehet një prej banorëve të fshatit Luz.

Banorët akuzuan autoritetet vendore dhe Bashkinë, duke e lënë rrugën në shkatërrim, sikurse në vitin 1964.

“Kam dalë për rrugën. Unë kërkoj rrugën e Luzit, është bërë si në vitin 1964 kjo rrugë dhe në 1975. E di unë se çfarë ka bërë Tur (Artur) Bushi (kryebashkiaku i Krujës), ndaj nuk vijnë këtu”, u shpreh një tjetër banor i indinjuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit