Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Romës për një vizitë zyrtare në Vatikan, ku është shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, dhe një delegacion i lartë zyrtar.
Gjatë vizitës, ai do të zhvillojë takime me autoritete të larta të Selisë së Shenjtë, duke përfshirë një pritje formale në Pallatin Apostolik.
Programi i vizitës parashikon një audiencë zyrtare me Papa Françeskun në Bibliotekën Papnore të Pallatit Apostolik, e cila do të pasohet nga një tur i disa prej monumenteve më të shenjta të Vatikanit, si Bazilika e Shën Pjetrit, Stanza delle Lacrime, dhe Kapela Sistine.
Po ashtu, Kryeministri do të ndalojë pranë altarit të Shën Gjon Palit II për një homazh.
Në përfundim të vizitës, Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij do të vizitojnë vendvarrimin e Papa Françeskut në bazilikën “Santa Maria Maggiore”.
Në kuadër të takimeve të tjera, Rama ka një takim të parashikuar me Kardinalin Pietro Parolin, Sekretarin e Shtetit të Vatikanit.









