Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, është shprehur i shqetësuar për situatën humanitare në Kubë.
Zëdhënësi i tij, Stéphane Dujarric, deklaroi sot se situata mund të përkeqësohet nëse nevojat e vendit për naftë nuk plotësohen.
Pasi ndërpreu dërgesat e naftës nga Venezuela drejt Kubës, pas arrestimit të Nicolás Maduro-s në fillim të janarit, Donald Trump nxori javën e kaluar një urdhër ekzekutiv që parashikon se Shtetet e Bashkuara mund të vendosin tarifa doganore ndaj vendeve që shesin naftë Havanës.
Kujtojmë po ashtu se Trump deklaroi se Meksika, e cila furnizon ishullin me naftë që nga viti 2023, do të ndalojë këto furnizime.









