Ngjarja tragjike që ndodhi në Itali, ku humbën jetën në shtëpi 4 anëtarët e familjes Kola për shkak të gazit.
Të afërmit e tij dhe fshinjët e kujtojnë me përkujtojnë me pikëllim viktimat. Kushëriri i Arti Kolës shpreh keqardhje dhe tregon se herën e fundit që ishin takuar për Vitin e Ri.
“Jemi të tronditur. Na vjen keq, e kemi njeriun tonë. Jemi të prekur. Nuk dimë se çka ndodhur. Nuk na e merrte mendja që do të ndodhte kjo gjë. E kam kushëri të parë viktimën. Na ka ardhur keq! Ishte për Vit të Ri për herë të fundit në Shqipëri. U takuam. Kjo ishte hera e fundit. Nuk kishim më kontakte!”, tha ai.









