-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kërcënimi i Kinës, Presidenti i Panamasë: Ne mbështesim ligjin dhe vendimet e gjykatës

Kryesoret

Presidenti i Panamasë, Jose Raul Mulino, ka reaguar ndaj kërcënimit të Kinës se shteti i Amerikës qendrore do të paguante “një çmim të majmë” pasi një kompani kineze me bazë në Hong Kong u dëbua nga dy porte në Kanalin strategjik të Panamasë për shkak të presionit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Në një postim në rrjete sociale të bërë të mërkurën, presidenti Mulino hodhi poshtë “fuqishëm” kërcënimin e qeverisë kineze kundër vendit të tij, kërcënim ky i ardhur pasi Gjykata Supreme e Panamasë shpalli pavlefshmërinë e një kontrate që i kishte lejuar kompanisë CK Hutchison me seli në Hong Kong të operonte dy porte në kanal.

Në postimin e tij, Mulino iu kundërpërgjigj Pekinit, duke insistuar se Panamaja ishte një vend që mbështet forcën e ligjit dhe respekton vendimet e gjykatës, e cila është një organ i pavarur nga qeveria.

Ai shtoi se Ministria e Jashtme e Panamasë do të lëshonte një deklaratë mbi këtë çështje “dhe do të miratonte vendimet përkatëse”.

Humbja e koncesionit të portit të CK Hutchison në kanalin e Panamasë tashmë simbolizon luftën e influencës dhe tregtisë mes SHBA-ve dhe Kinës. Tensionet erdhën pasi Presidenti Trump kërcënoi se do të merrte kontroll Kanalin e Panamasë, duke paralajmëruar edhe për veprime ushtarake si dhe duke bërë thirrje për të anuluar kontratat e kompanisë CK Hutchison.

Javën e shkuar Gjykata Supreme e Panamasë dha vendimin se koncesioni i CK Hutchison ishte antikushtetues, vendim ky që qeveria kineze e quajti “absurd” dhe të turpshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit