Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka akuzuar fqinjët rajonalë, kryesisht Kosovën, Kroacinë edhe Shqipërinë, se kanë mbështetur dhe nxitur demonstratat antiqeveritare që janë mbajtur në Serbi në dy vitet e fundit.
“Sigurisht, kishte shumë njerëz që dilnin në rrugë dhe ata mbështeteshin shumë nga vendet rajonale, shërbimet sekrete rajonale, gjë që nuk është një sekret i madh, për t’ju thënë të vërtetën, për këdo.
Po, ishte shumë e qartë se kroatët ishin thellësisht të përfshirë dhe po fshehin kriminelë nga Serbia që akuzohen për krime dhe vepra shumë të rënda penale. Po përmend vetëm një, por mund ta imagjinoni se çfarë ndodhi në Prishtinë, Tiranë dhe disa qendra të tjera rajonale”, u shpreh Vuçiç.









