E ndërsa Partia Socialiste me Edi Ramën në krye nuk tërhiqet nga ideja për të rishikuar reformën në drejtësi, opozita e drejtuar nga Sali Berisha është kundër. Të paktën për momentin.
Sali Berisha i mbylli derën prekjes së sistemit. “Partia Demokratike nuk bëhet pjesë në mënyrë absolute e asnjë ndërhyrje” tha ai.
Kanë kaluar 10 vite nga miratimi i reformës në drejtësi dhe problemet kryesore janë dy; stoku rreth 200 mijë dosje dhe numri i lartë i të paraburgosurve.









