Gjatë takimit me opozitarët në njësinë nr.8 në kryeqytet, demokrati i thotë Berishës, se duhet të paraqitni një kanditat politik për zgjedhjet lokale në Tiranës. Sipas tij nëse nuk ndodh kështu, ai tha se unë jam i pari që nuk do të votoj për kandidatin të propozuar Florian Binaj nga radhët e opozitës.
“Nxirrni kandidatin e Tiranës, nuk kemi punë me Flor Binajn ne. Nëse na sillni Florian Binajn për kryebashkiak të Tiranës, unë për vete nuk e votoj”, i tha demokrati-Berishës.









