Dënohet për mos kallëzim krimi ish-kandidati i PD për bashkinë Rrogozhinë, Shkëlqim Hoxha. Ai u dënua me 4 muaj burg me gjykim të shkurtuar që konvertohen në 60 ore pune në interes publik.
Njoftimi i plotë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Engjell Cara, Limon Shala, Fatmir Thaçi, Florant Saraçi dhe Shkëlqim Hoxha”.
-
Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Atalanta Zeqiraj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka, me vendimin nr. 10, datë 06.02.2026 vendosi:
-
Deklarimin fajtor të të pandehurit Limon Shala, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, të parashikuar nga nenet 328, 25 dhe 50 germa “h” të Kodit Penal, dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim burgim. – Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3 për të pandehurin Limon Shala dhe dënimin e tij përfundimisht me 1 (një) vit burgim. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, dhe vënien në provë të të pandehurit Limon Shala, për një afat prej 2 (dy) vjetësh, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbaj kontakte me Shërbimin e Provës.
-
Deklarimin fajtor të të pandehurit Fatmir Thaçi për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, të parashikuar nga nenet 328, 25 dhe 50 germa “h” të Kodit Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim. – Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Fatmir Thaçi me 1 (një) vit burgim. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, dhe vihet në provë i pandehuri Fatmir Thaçi për një afat prej 2 (dy) vjetësh, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbaj kontakte me Shërbimin e Provës.
-
Deklarimin fajtor të të pandehurit Engjell Cara për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se njëherë të parashikuar nga nenet 328, 25 dhe 50/h të Kodit Penal, dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim. – Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale, uljen e dënimit me me 1/3, duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Engjell Cara me 1(një) vit burgim. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim, dhe vënia në provë e të pandehurit Engjell Cara për një afat prej 2 (dy) vjetësh, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbaj kontakte me Shërbimin e Provës.
-
Deklarimin fajtor të të pandehurit Florant Saraçi për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, e kryer në bashkëpunim, më shumë se njëherë të parashikuar nga nenet 328, 25 dhe 50/h të Kodit Penal, dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 1 (një) vit e 6 (gjashtë) muaj burgim. – Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3, duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Florant Saraçi me 1(një) vit burgim. – Në aplikim të nenit 59 të Kodit Penal, pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim, dhe vënien në provë të të pandehurit Florant Saraçi për një afat prej 2 (dy) vjetësh, me kusht që të mos kryejë vepër tjetër penale dhe të mbaj kontakte me Shërbimin e Provës.
-
Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlqim Hoxha për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, të parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal dhe bazuar në këtë dispozitë dënimin e tij me 6 (gjashtë) muaj burgim. – Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e dënimit me 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Shkëlqim Hoxha, me 4 (katër) muaj burgim. – Bazuar në nenin 63 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Shkëlqim Hoxha dhe zëvendësimin e tij me detyrimin për të përmbushur një punë në interes publik. – I pandehuri Shkëlqim Hoxha, urdhërohet të kryejë 60 (gjashtëdhjetë) orë punë në interes publik, brenda një afati 6 (gjashtë) muaj. – Urdhërohet i pandehuri Shkëlqim Hoxha të mbaj kontakte me Shërbimin e Provës.
-
Kthimin e aparateve celularë të sekuestruar shtetasve L. Shala, F.Thaci, dhe E.Cara.
-
Shpenzimet proceduriale të kryera gjatë fazës së hetimit dhe gjykimit, ju ngarkohen solidarisht të pandehurve.
-
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.









