-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Integrimi i Ballkanit, çelësi për zhvillim dhe investime të qëndrueshme

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka marrë pjesë në një panel të organizuar nga Atlantic Council në Washington DC, ku diskutoi për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në lidhje me integrimin e rajonit në Bashkimin Europian.

Gjatë diskutimit, ajo u fokusua në sfidat dhe mundësitë që i ofrohen vendeve të Ballkanit, si dhe nevojën për një reformë të thellë ekonomike dhe shtetformuese.

“Ne flasim për integrimin e Ballkanit Perëndimor, por akoma nuk kemi një rajon të lidhur ekonomikisht dhe infrastrukturalisht. Kjo ka prodhuar ndarje të thella dhe ka shtyrë qytetarët tanë të largohen. Integrimi nuk duhet të shihet si një ‘checklist’ burokratik, por si një mundësi reale për transformimin ekonomik dhe shtetformues të rajonit. Shqipëria ka nevojë për investime dhe transformime reale sot, jo një premtim për një të ardhme të paqartë. Reformat nuk janë qëllimi vetë, por mjetet për të ndryshuar jetën e njerëzve dhe për të krijuar institucione të forta që mund të mbështesin zhvillimin afatgjatë. Kemi nevojë për një qartësi strategjike në lidhje me llojin e investitorëve që duam të tërheqim dhe për të garantuar që investimet në sektorët kritikë të jenë të siguruara për interesat afatgjata të vendit dhe të qytetarëve,” theksoi deputetja Tabaku gjatë diskutimit në Washington DC.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit