Deputeti i Partisë Demokratike, Besart xhaferri, përmes një postimi në facebook, nga takimi dhe vizita në SHBA, ka ndarë disa pamje nga ceremona vjetore të Mëngjesit të Lutjeve në Washington DC, ku Presidenti Donald Trump mbajti fjalën e rastit.
Postimi i Xhaferrit
Shqipëria nën influencën e karteleve të drogës, në 10 Shkurt në shesh kundër atij që i lejoi të lulëzonin!
Dje pata privilegjin të isha pjesëmarrës në ceremoninë vjetore të Mëngjesit të Lutjeve në Washington DC, ku Presidenti Donald Trump mbajti fjalën e rastit.
Të pranishëm në këtë event ishin liderë botërorë nga mbarë bota, ku do të veçoja Presidentin e El Salvadorit, Nayib Bukele, një ndër liderët më të rinj në botë, i cili çrrënjosjen e krimit të organizuar në vendin e tij e ktheu në një mision dhe ia doli ta nxjerrë atdheun e tij nga harta e vendeve më të kriminalizuara në glob, ku e kishte integruar qeverisja e majtë.
Në fjalën e tij, Presidenti Donald Trump kishte si kryefjalë ekonominë, e cila është gjeneratori që vë në lëvizje një shoqëri.
Në emër të ekonomisë, ai i ka shpallur luftë të pakompromis karteleve të drogës, të cilat, me injektimin e parave në ekonomitë e vendeve të ndryshme, përfshirë edhe Shqipërinë, i rrënojnë ekonomikisht këto vende dhe kultivojnë në to korrupsionin dhe autokracinë.
Donald Trump është një burrë shteti që e di se një komb është i fortë kur investon tek ekonomia, familja dhe tradita.