-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Shqiptarët po paguajnë çmimin e korrupsionit”, Bardhi: Të martën, të gjithë kundra Ramës

Kryesoret

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, përmes një postimi në facebook, u bën thirrje qytetarëve të marrrin pjesë masivisht në protestën e 10 shkurtit. Sipas tij, tashmë nuk ka më asnjë alibi dhe problemi i Shqipërisë ka një emër, Edi Rama.

Postimi i Bardhit

S’ka më alibi! Problemi i Shqipërisë ka emër: Edi Rama!
Edi Rama ka ndryshuar mbi 50 ministra në 13 vjet. Por si është sot Shqipëria? Më e korruptuar. Më e kriminalizuar. Më e shtrenjtë. Më e padrejtë. Më e zbrazur.
Belinda Balluku është simboli më i dukshëm i këtij sistemi keqbërës, por nuk është përjashtim. Ajo është simbol i pushtetit të korruptuar dhe të kriminalizuar të Edi Ramës. Dhe ky është i vetmi që nuk mban kurrë asnjë përgjegjësi!
Sa herë ka skandal, sakrifikohet një ministër. Sa herë ka aferë, Edi Rama lan duart dhe bën të paditurin. Ministrat ndryshojnë, degradimi vazhdon, sepse problemi mbetet i pazgjidhur. Ai nuk është emri i radhës së një ministri. Problemi është arkitekti i këtij sistemi: Edi Rama.
Të martën protestojmë kundër Edi Ramës, sepse shqiptarët po paguajnë shumë shtrenjtě çmimin e korrupsionit të tij. Sepse pa ndryshuar kokën, peshku do të vazhdojë të qelbet.
Të martën, datë 10 Shkurt, ora 17:00, Shqipëria flet. Sepse s’ka më alibi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit