-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy të rinj arrestohen në Tiranë për transportimin e emigrantëve të paligjshëm drejt BE-së

Kryesoret

Dy të rinj janë arrestuar nga strukturat e Policisë së Tiranës gjatë operacionit të koduar “Relay 6”, i realizuar në kuadër të veprimeve për goditjen e kontrabandës së emigrantëve. Ata dyshohen për transportimin e emigrantëve të paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Policia bëri me dije se, gjatë operacionit në “Mbikalimin e Kasharit”, u arrestuan A. M., 24 vjeç, dhe I. V., 22 vjeç, banues në Kukës. Ata po transportonin me automjet 5 emigrantë, të cilëve u kishin kërkuar 2700 euro secili për t’i dërguar në Francë.

Në cilësinë e provave materiale, u sekuestruan 1 automjet dhe 2 aparate celularë. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të veprimtarisë kriminale të të arrestuarve.

Ky operacion është pjesë e angazhimit të Policisë së Shtetit për të goditur trafikun e emigrantëve dhe për të parandaluar kalimin e paligjshëm të kufijve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit