-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky: SHBA-të duan që lufta me Rusinë të përfundojë deri në qershor

Kryesoret

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara duan që lufta mes Ukrainës dhe Rusisë të përfundojë deri në muajin qershor, duke shtuar se të dyja palët janë ftuar në SHBA për bisedime javën e ardhshme.

Sipas tij, propozimi erdhi fillimisht nga amerikanët. “Amerika propozoi që dy ekipet negociuese të Ukrainës dhe Rusisë të takohen brenda një jave në Shtetet e Bashkuara, ndoshta në Miami. Ne e konfirmuam pjesëmarrjen tonë”, tha Zelensky.

Duke folur për gazetarët të shtunën, Zelensky dha detaje edhe për raundin e dytë të bisedimeve të paqes të ndërmjetësuara nga SHBA-të në Abu Dhabi, të cilat përfunduan të premten pa ndonjë përparim të dukshëm.

Ai pranoi se “çështjet e vështira mbetën të vështira”, përfshirë presionin ndaj Ukrainës për lëshime territoriale. Sipas tij, palët diskutuan për herë të parë edhe mundësinë e një takimi trepalësh mes udhëheqësve.

I pyetur nëse ishte vendosur një afat konkret për arritjen e një marrëveshjeje, Zelensky u përgjigj shkurt: “Amerikanët thonë se duan të bëjnë gjithçka deri në qershor”.

Lajmi u raportua nga BBC, e cila kujton presionet që Donald Trump ka ushtruar për t’i dhënë fund konfliktit që prej rikthimit të tij në detyrë më shumë se një vit më parë.

Ndërkohë, Rusia ka vijuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, duke shkaktuar ndërprerje të reja të energjisë elektrike, në një kohë kur vendi po përballet me temperatura të ulëta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit