-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi reagon ndaj Komisionit Europian: Apel për Kuvendin të mos pengojë drejtësinë

Kryesoret

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj qëndrimit të Komisionit Europian lidhur me kërkesat për heqjen e imunitetit të deputetëve.

Ai ka theksuar se ky qëndrim është një apel për autoritetet shqiptare që të veprojnë pa vonesë dhe të mos pengojnë drejtësinë, duke iu referuar veprimeve të Kryetarit të Kuvendit, që sipas Bardhit, ka vepruar kundër drejtësisë.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike përshëndet qëndrimin e Komisionit Europian dhe shpreh mirënjohjen për nxitjen e autoriteteve shqiptare që të mos pengojnë drejtësinë.

Qëndrimi i Komisionit Europian që: “Është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë të trajtojë PA VONESË kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij. Lufta efektive kundër korrupsionit është e një rëndësie parësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, që është edhe pritshmëria e qytetarëve të saj”, është një apel i drejtëpërdrejtë për Kryetarin e Kuvendit.

Për fat të keq, Kryetari i Kuvendit për 8 javë me rradhë ka qenë në krye të frontit kundër drejtësisë, sipas urdhrit politik të Edi Ramës për ta shndërruar Kuvendin në bunker të korrupsionit qeveritar. Ripërsërisim qëndrimin tonë që sot është momenti që Kryetari i Kuvendit të zgjedhë: ose në anën e ligjit, ose në anën e pengimit të drejtësisë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit