-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Familja Kola humb jetën nga gazi, mblidhen 75 mijë euro për funeralin

Kryesoret

Një tragjedi që i mori jetën një familjeje shqiptare në Itali ka prekur thellë opinionin publik. Mbi 75 mijë euro janë mbledhur në platformën GoFundMe vetëm brenda dy ditësh, për familjen Kola, që humbi katër anëtarë në një aksident të rëndë nga helmimi me monoksid karboni në Porcari, provinca e Luccas.

Fushata e ndihmës u iniciua nga Durim Kola, vëllai i një prej viktimave, dhe do të përdoret për shpenzimet e funeralit dhe transportimin e trupave drejt Shqipërisë. Dhjetëra qytetarë kanë treguar solidaritetin e tyre me donacione të ndryshme, që shprehin mbështetje për këtë familje të goditur nga një humbje tragjike.

Prokuroria e Luccas ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që rezultatet e analizave toksikologjike priten të ndihmojnë në përfundimin e hetimeve. Pas procedurave ligjore, trupat do të kthehen në Shqipëri për ceremonitë mortore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit