-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi kundërshton ndryshimin ligjor: Rama shpall veten të pahetueshëm për të mbrojtur korrupsionin

Kryesoret

Në një postim të ashpër në rrjetet sociale, deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj ndryshimit ligjor që shpall kryeministrin Edi Rama të pahetueshëm.

Këlliçi thekson se ky veprim nuk ka për qëllim zgjidhjen e paqartësive kushtetuese, por është një përpjekje e qartë e Ramës për të mbrojtur veten dhe qeverinë nga hetimet për korrupsion dhe abuzime.

Postimi:

Shpallja me ligj si i pahetueshëm, thirrje për revolucion!

Pasi nuk e mbajti dot mbi ligjin Belindën, i detyruar nga Gjykata Kushtetuese, Edi Rama tani ka vendosur të ndryshojë ligjin!

Kjo që ka ndërmend të bëjë nuk ka asnjë synim për zgjidhje gjasme të paqartësisë kushtetuese. I vetmi qëllim i tij është që me ligj ta shpallë veten të pahetueshëm, të pandëshkueshëm, të pagjykueshëm. Dhe me këtë rrugë t’u japë garanci dhe të tijve që të vazhdojnë të vjedhin se do jenë të paprekshëm.
Pra hajdutëria e qeverisë do të mbrohet me ligj dhe forcën e kartonave të Edi Ramës!

Kjo ka qënë prej fillimit arsyeja e Edi Ramës, pasi ndjeu se hetimi i korrupsionit shkoi në paradhomën e tij. Aspak halli i Belinda Ballukut, të cilën do ta mënjanojë me koncesionin që mos ta çojë në burg.

Përkundër nevojës së vendit, në kundërshtim me atë çka kërkon procesi i integrimit, Edi Rama shpalli se me ligj do të pengojë hetimin e korrupsionit, të aferave, të abuzimeve me miliarda euro, që burojnë të giitha nga zyra dhe nga firmat e tij.

Shqipëria me këtë akt prek fundin, dhe Edi Rama e kurorëzon veten sikur ka të drejtën hyjnore për të bërë çdo gjë që dëshiron, pa dhënë llogari, pa mbajtur përgjegjësi.
Shqiptarët nuk janë gati ta kthejnë vendin në Bjellorusi, vetëm se Edi Rama është kapur në flagrancë duke vjedhur dhe duhet të lërë karriken e kryeministrit.

Dhe mesazhi i parë i qartë dhe i fuqishëm do të jetë nesër në orën 17.00, para zyrës së krimit dhe korrupsionit.
Mblidhemi me energji, me pasion e dashuri për Shqipërinë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit