Në fjalën e saj hyrëse në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryeprokurorja e Hagës, Kimberly West, nënvizoi se krimet për të cilat akuzohen janë kryer dhe se ata mbajnë përgjegjësi ligjore për to.
West gjithashtu theksoi se Gjykata ka dëgjuar dëshmi nga disa dëshmitarë të mbrojtjes, të cilët janë ndërkombëtarë dhe kanë qenë të përfshirë në përpjekje për të sjellë paqe dhe administrim të Kosovës.
“Këto krime janë kryer, dhe se të akuzuarit mbajnë përgjegjësi ligjore për to. Gjykata gjithashtu ka dëgjuar dëshmi drejtpërdrejtë nga disa dëshmitarë të mbrojtjes, shtatë dëshmiratë të mbrojtjes, të gjithë ndërkombëtarë, të cilët ishin të përfshirë në përpjekje për të sjellë paqe dhe administrim të Kosovës dhe që duhet të përgëzohen për përpjekjet e tyre”, tha ajo.
Kryeprokurorja foli për, siç tha ajo, kufizimet e këtyre dëshmive në kontekstin e vendimeve të Gjykatës. “Por, ndërkohë që përfshirja e tyre në këtë çështje, konstatimet e kufizuara të tyre kanë vlerë për këtë Gjykatë, puna e kësaj Gjykate është tërësisht e ndryshme”.
“Për pjesën dërmuese, shtatë ndërkombëtarët janë hedhur në një situatë me pak informacion lidhur me aktorët kryesorë, të përfshirë, nuk e kanë folur gjuhën, kanë ndërvepruar ballë për ballë më aktorët kryesorë vetëm për pak herë dhe thuajse nuk kanë parë asnjëherë rregullore, urdhëra dhe komunikata të UÇK-së dhe nuk ishin fare të njohur në strukturën e UÇK-së”, tha ajo.
West shtoi se informacioni i kufizuar i dëshmitarëve mund të ketë qenë i mjaftueshëm për punën e tyre të përditshme, por se sipas saj, nuk është i përshtatshëm për të nxjerrë përfundime të sakta juridike.
“Për kontekstin e punës së tyre konkrete, kjo shtresë e paktë informacioni mund të ketë qenë mjaftueshmë, por është absolutisht jo e përshtatshme për të nxjerrë fakte dhe për gjetjen e fakteve të sakta nga kjo Gjykatë”, tha kryeprokurorja./Klankosova.tv









