-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Geci i uroi burgim të përjetshëm Thaçit, Kurti reagon pas deklaratave në Kuvend

Kryesoret

Deklaratat e fundit në Kuvendin e Kosovës kanë nxitur reagimin e kryeministrit Albin Kurti, i cili komentoi fjalët e deputetit Fatos Geci në lidhje me ish-presidentin Hashim Thaçi, duke theksuar nevojën për kujdes në gjuhën publike dhe qëndrimin ndaj proceseve gjyqësore.

“Ju e dini qëndrimin tonë për Gjykatën Speciale e cila është një gjykatë jonormale, jo transparente. Ne jemi të bindur për drejtësinë e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, bartëse e së cilës ishte UÇK-ja dhe në pafajësinë e katër krerëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Ju ishit dëshmitarë që kryetarja e kuvendit, Albulena Haxhiu, ia ndërpriti fjalën, ia tërhoqi vërejtjen deputetit Geci  edhe për shkak të gjuhës edhe komentit që bëri”, tha Kurti.

Gjatë seancë së një nate më parë në Kuvendin e Kosovës, deputeti i Vetëvendosjes Fatos Geci tha se fati i Hashim Thaçit do të jetë i njëjtë me atë të Naim Murselit, i cili dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt.

“Sot, dua të përshëndes vendimin e gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murseli. Dhe ju (duke iu drejtuar deputetëve të PDK-së) që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat. Por, edhe nëse lirohet ai nuk ka kurrfarë kredibiliteti përball Albin Kurtit”, deklaroi Geci.

Geci: Shpresoj që Thaçi të dënohet me burgim të përjetshëm

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit