Joan Laporta ka dhënë dorëheqjen nga posti i presidentit të FC Barcelonës, duke u përgatitur për t’u rikandiduar në zgjedhjet e 15 marsit.
Ai ka lënë detyrën për të përmbushur kërkesat e statutit të klubit dhe për t’u përqendruar në fushatën zgjedhore.
Pas largimit të tij, edhe disa anëtarë të bordit, përfshirë nënkryetaren Elena Fort dhe arkëtarin Ferran Olivé, janë tërhequr.
Zgjedhjet për presidentin do të zhvillohen më 15 mars, me procesin zgjedhor që ka nisur me përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit Zgjedhor dhe Komitetit të Votimit.
/5pyetjet.al









