-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Banorët e Lushnjes protestojnë për tjetërsimin e pronës, policia i thërret në komisariat

Kryesoret

Tjetërsimi i tokave ka hedhur në protestë banorët e fshatit Imshtë të Njësisë Bubullimë të Lushnjës, pasi pronat e tyre janë përvetësuar në mënyrë të paligjshme nga një pretendues i tyre, për më tepër që ndodhen në brendësi të argjinaturës së zonës.

Për shkak të kundërshtimeve të tyre, Policia i ka thirrur sot në Komisariat, ndërsa shumë të tjerë kanë shkuar para policisë lokale për të mbështetur sot (10 shkurt), ata që janë thirrur për hetime.

Mësohet se pasi kanë kundërshtuar pretenduesin e tokës së blerë në brendësi të argjinaturës, policia i ka thirrur për deklaratë.

Banorët e Imshtës thonë se “nuk lejojnë që tokat që ata i punojnë prej vitesh të tjetërsohen”.

Sipas banorëve ligji nuk lejon tjetërsimin e tokave brenda argjinaturës.

“Sipas hartës janë anash lumit dhe i përket fshatit. Nuk ka pasur asnjë zënie e sherr, asnjë sherr nuk ka pasur kur u ndanë, ushqehen fëmijët, mbillet gruri dhe mbahen kalamajtë. Ti mbjell grurin, ata shkojnë e shkelin me këmbë, veçse tani na thërresin këtu pse i mbrojmë. Na i thërresin këtu çunat, janë djem të me edukatë, të vuajtur e punëtorë. Argjinaturën e kemi mirëmbajtur vetë, se në vendet e tjera janë përmbyt. Tani na vjen ky dhe do tokën, ku e gjen? Nuk ka asnjë dokument. Ai thotë se ka dhënë lekë! Kujt ia ka dhënë lekët ai? Lumit?!”, rrëfen një nga banorët për situatën e krijuar.

Banorët e Imshtës, shprehen të vendosur dhe konsistent se do të qëndrojnë në mbrojtje të tokave, pa lënë tjetërsimin e tyre. Sipas banorëve ato prona janë shfrytëzuar nga banorët e komunitetit vendas.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit