Kryetari i PD-së, Sali Berisha nga spitali i Traumës ku vizitoi deputetin Bledion Nallbati deklaroi se demokratin e goditi Sokol Bizhga me urdhër të Edi Ramës.
Deklarata e Sali Berishës nga spitali
Bledion Nallbati ka një hematomë dhe sipas protokollit të spitalit do të qëndrojë në observim për një kohë të caktuar për të parë nëse do të ketë pasoja të tjera nga goditja apo jo. Mësohet se urdhërdhënësi është krimineli i damkosur Sokol Bizhga një nga figurat më të urryera në Shqipëri.
E garantoj Sokol Bizhgën që e goditi deputetin me urdhër të Edi Ramës se do të ketë përgjegjësi deri ditën e fundit të tij. Ky akt i shëmtuar. Bizhga është njeriu që i është djegur kolegu në makinë dhe ia ka mbathur. Duhet të ishte dekada në burg.
Një guximtar u dogj nga bandat në makinë dhe Sokol Bizhga shpëtoi. E ka apo s’e ka atë Valin (Bizhgën) gjë nuk e di se mund të jenë koicidencë. Por Sokol Bizhga është krimineli që ka zbatuar sot urdhrin e Edi Ramës.
Unë i shpreh mbështetjen për gazetarin e Neës24, operatorin, por dëshmitarët thonë se flaka ka ardhur nga ana e policisë jo protestuesve. Të dhënat janë që mjeti ose e ka kapur policia dhe e ka hedhur drejt operatorit, por sjellja e Sokol Bizhgës është kriminale, e paparë.
Unë e garantoj që do të jetë përgjegjës për dhunën shtazore, kafshërore të përdorur ndaj protestuesve. Ju do të shikoni një qytetar me aftësi fizike krejt ndryshe por demokrat që vjen në protesta. E kapën e hodhën sikur të ishte objekt dhe jo njeri. Të gjitha këto janë vepër e kriminelit Sokol Bizhga.
Bizhga duhet të ishte për tradhti të lartë që dorëzoi kolegun tek bandat e Delvinës dhe sot komandon policinë. Nuk mora vesh se ka (policë të lënduar) janë të keqpërdorur nga Sokol Bizhga. Nuk kishin asnjë arsye të konfrontoheshin me tërbim ndaj protestuesve paqësorë.
Ka një protestues që e ka marrë plumbi i gomës në kokë. Plumbat e gomës mund të shpojnë edhe kafkën ndonjëherë. Njëri prej tyre u godit në kokë. Një gazetar që ka ardhur nga Miçigani, desh mbeti i asfiksuar në bulevard, Arian Asimi. Deri tani janë shoqëruar 14 protestues pa asnjë lidhje. Po merremi me të gjitha. Bilanci do të jetë 20 Shkurti.
Pyetjet nga gazetarët
Ministrja Albana Koçiu ju akuzoi se keni urdhëruar dhunë ndaj policisë*
Albana adresa, ajo quhet miss adresa. Edi Rama i ka thënë asaj që ke vetëm një detyrë; adresën dhe ju do ta quani atë zonja adresa, miss adresa.
Policia deklaron se janë 16 policë të lënduar
Unë pyeta dhe më thanë se nuk ka asnjë. Nëse i bien me detyrim këtu, le t’i bien, por nëse ka të plagosur ju uroj shërbim të shpejtë. Këta mashtrojnë. Edi Rama dhe Lubi Balluku i përdorin policët mish për top, për të mbrojtur plaçkën e tyre për të mos thënë atë fjalë që thashë qëparë.
Çfarë ndodh në 20 shkurt?
Ky revolucion do të fitojë. Sot kanë qenë me mijëra që kanë kërkuar të mos largohen që të mos lëshojnë sheshin por ajo ditë do të vijë dhe ne këtë revolucion, kryengritje qësore nuk e ndërpresim deri në realizimin e misionit tonë.









