-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dyndje drejt Tiranës/ Qytetarë nga Korça, Pogradeci e Maliqi në tubimin opozitar

Kryesoret

Këtë të martë, 10 shkurt, në ora 17:00, opozita zhvillon një protestë në Tiranë, e cila pritet të mbledhë qytetarë nga zona të ndryshme të vendit. Tubimi shihet si një vazhdimësi e aksioneve opozitare për të shprehur pakënaqësitë politike dhe sociale dhe për të ushtruar presion ndaj qeverisë aktuale.

Sipas organizatorëve, pjesëmarrësit pritet të jenë të shumtë nga qarku i Korçës, përfshirë rreth 350 qytetarë nga Korça, 250–300 nga Maliqi, 100 nga Pogradeci, 100 nga Devolli dhe rreth 30 nga Kolonja. Udhëtimi drejt Tiranës do të realizohet kryesisht me mjete private, me nisje në orare të ndryshme.

Organizatorët theksojnë se këto shifra janë orientuese dhe mund të ndryshojnë sipas interesit dhe angazhimit të qytetarëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit