Prokuri i Hagës, Matthew Howling, në seancën gjyqësore përmbyllëse ndaj ish-krerëve të UÇK-së, por veçanërisht për Jakup Krasniqin thotë se “At që ka bërë, i përket më shumë sesa i një zëdhënësi. Në librin e tij, Krasniqi e pranon që i ka shkruar rregullat për UÇK-në”.
Siç thotë Howling, Krasniqi nuk ishte thjeshtë përçues i mesazheve, por, sipas tij, ai ishte pjesë e po atyre mesazheve.
“Ishte nevoja e nënshkrimeve të Krasniqit për të ecur para me planet e tyre”, tha tutje prokurori.









