-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ronaldo rikthehet te Al Nassr, mbaron bojkotin dhe stërvitet sërish

Kryesoret

Cristiano Ronaldo ka dhënë fund bojkotit te Al Nassr dhe është rikthyer të stërvitet normalisht me pjesën tjetër të ekipit.

Pas disa javësh pakënaqësish dhe mosmarrëveshjesh për mënyrën se si Fondi Saudit për Zhvillim ka ndarë investimet në futbollin saudit, legjenda portugeze duket se ka gjetur qetësinë në klubin saudit.

Sipas raporteve, Al Nassr ka përmbushur disa nga kërkesat e kapitenit të ekipit, përfshirë pagesat e prapambetura për disa punonjës dhe rikthimin e dy drejtuesve portugez, José Semedo dhe Simão Coutinho, të cilët gjatë dhjetorit nuk kishin të drejtë të merreshin me merkaton.

Megjithatë, Ronaldo nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në Champions League Aziatike, por pritet të rikthehet në fushë gjatë fundjavës për sfidën e kampionatit kundër Al Fateh.

Rikthimi i portugezit pritet të sjellë qetësi dhe stabilitet në Al Nassr, duke i dhënë ekipit mundësinë të përqendrohet në garat e ardhshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit