Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se nuk do të lejojë hapjen e urës së re që lidh qytetin amerikan të Detroitit me Windsor-in kanadez derisa Shtetet e Bashkuara të “kompesohen plotësisht” dhe të trajtohen me respekt nga Kanadaja.
Ura, që është ende në ndërtim dhe pritet të jetë funksionale këtë vit, është pjesë e një projekti vlerësuar rreth 6.4 miliardë dollarë kanadezë.
“Nuk do të hapet derisa ne të jemi të kompensuar dhe të kemi të paktën gjysmën e pronësisë,” deklaroi Trump në rrjetin e tij Truth Social, duke shtuar se negociatat me Otavën do të fillojnë menjëherë. Ai gjithashtu kritikoi vendin fqinje për bashkëpunimin e saj me Kinën dhe paralajmëroi masa tregtare shtesë nëse marrëveshjet vazhdojnë.
Autoriteti i projektit ka bërë me dije se ura do të jetë në pronësi të përbashkët midis Kanadasë dhe shtetit Michigan, dhe do të emërohet sipas legjendës kanadeze të hokejit, Gordie Howe. Qëndrimi i Trump, që prej kthimit në pushtet, ka qenë i ashpër ndaj Kanadasë, duke kombinuar sulme tregtare dhe politika të tjera ekonomike ndaj vendit fqinj.









