Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Bulqizës, pas një kërkimi intensiv, për disa vepra penale, përfshirë plagosje të lehtë me dashje, shkatërrim prone dhe vjedhje.
D.T., banues në Bulqizë, ishte shpallur në kërkim dhe u arrestua në kuadër të një operacioni të Policisë për kapjen e personave të kërkuar.
Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur në shkurt 2025, kur 28-vjeçari, pas një konflikti me I.A., 51 vjeç, e ka dhunuar fizikisht dhe më pas i ka marrë automjetin, duke e dëmtuar atë.
Për këto vepra, ndaj tij rëndojnë akuzat për “Plagosje të lehtë me dashje”, “Shkatërrim prone”, “Vjedhje” dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Gjykata e Dibrës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, ndërsa çështja i është referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.









