Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, përmes një video postimi nga rrjeti i tij facebook ka reagur lidhur me protestën e djeshme të zhvilluar para kryeministrisë nga opozita, duke e cilësuar si një shkelje flagrante e të drejtës legjitime të një tubimi paqësor.
Postimi i Lamallarit
Mirënjohje për punonjësit e Policia e Shtetit, të cilët për fat të keq, krahas mundimit të përditshëm për të ofruar më shumë siguri për qytetarët, u duhet të përballen me vetëpërmbajtje duke rrezikuar dhe jetën nga akte të tilla kriminale, të cilat janë një shkelje flagrante dhe e dënueshme e të drejtës legjitime për tubim paqësor!
Solidaritet me familjarët e punonjësve të lënduar dhe të gjithë ata të cilët kanë ndjekur me ankth përmes medias se si prindërit, bijtë, bashkëshortët dhe vëllezërit e tyre rrezikuan jetën nga një sulm i nxitur dhe organizuar kriminal.