-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria e re e Kurtit/ Largohen dy zonja, surprizë ministri i ‘betonit’

Kryesoret

Kuvendi i Kosovës votoi qeverinë e re të vendit me Albin Kurtin në krye. Kurti bëri betimin duke premtuar se do të kryejë me përkushtim detyrën e tij, do të respektojë Kushtetutën dhe do të angazhohet për përparimin e Kosovës. Formimit të Qeverisë i hapi rrugë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, i cili u përmbyll po më 11 shkurt.

Por cilat ishin surprizat e kabinetit të ri?

Në qeverinë e re nuk ka vend për dy ministret e mandatit të kaluar, Rozeta Hajdari që mbante pozitën ministres së Tregtisë dhe Arbëria Nagavci në arsim. Ndaj Rozeta Hajdarit është ngritur aktakuzë për rastin e njohur si “Rezervat shtetërore”.

Fikrim Damka nga Kosova Demokratik Turk Partisi është propozuar si zëvendëskryeministri i tretë për çështje të pakicave nga kryeministri Kurti në ekspozenë e tij sonte. Në mandatin e kaluar, Damka ka qenë ministër i Zhvillimit Rajonal.

Ndaj Damkës aktualisht ka aktakuzë të ngritur për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Surprizë ishte edhe emërimi i Dimal Bashës si Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit.

LIVE-Kuvendi i Kosovës voton qeverinë e re! Kurti betohet si Kryeministër

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit