Kryeministri Edi Rama mori pjesë në eventin “Fondi Social 2026”, ku theksoi rëndësinë e shërbimeve sociale dhe mbështetjes për grupet më të cenueshme të shoqërisë.
Ai foli për masat dhe iniciativat e reja që do të mbështesin fëmijët dhe nënat në nevojë, si dhe për mundësitë e krijuara për familjet kujdestare.
“Pas shumë vitesh përpjekjesh, kemi shlyer borxhin e madh që kishim ndaj familjeve të personave me aftësi ndryshe dhe atyre në nevojë. Ky ka qenë një proces i gjatë që kërkoi reforma dhe masa të vazhdueshme, por tani kemi ndërtuar një sistem të ri dhe më efikas, i mbështetur nga shteti. Risia e këtij procesi është se për herë të parë po shtrihet edhe në pushtetin vendor, duke e bërë këtë iniciativë më të afërt dhe të përshtatshme për nevojat lokale. Kam besim se bashkëpunimi me krerët e bashkive do të krijojë një sinergji që do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e jetës për 65 mijë individë që përfitojnë nga ky sistem. Ne duhet të nxitim më shumë familje që të ofrojnë mbështetje për fëmijët që kanë nevojë për strehë dhe dashuri, dhe për këtë, do të rrisim financimin për përkujdesjen sociale, me një fond 17% më të lartë se vitin e kaluar.”
Related