-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Noka: Rama “tutet” nga populli jo nga sehirxhinjt e frikacakët

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka përmes një shkrimi në facebook, lidhur me protestën e djeshme të opozitës dhe pjesëmarrjes masive të qytetarëve, thekson se Rama tutet nga populli dhe jo nga sehirxhinjt e frikacakët.

Postimi i Nokës 

Edi Rama mund të jetë mësuar me sehirxhinj e frikacakë, që e shohin si Zoti mbi tokë, por e kanë gabim. Tutet Rama nga populli, jo anasjelltas.
Nuk ka ujë me piper djegës e as menu të tjera me lotsjellësa e shkopinj gome, që të ndalë këtë valë zemërate kundër një narkosekti perversësh 10 e ca gjinorë.
Kush nga divani bën me gishte na bën moral,
i themi se heshtja dhe përkulja të bën bashkëpunëtor të këtij regjimi. Ndoshta nuk keni guximin të jeni në ballë të një proteste.
Ndoshta nuk e keni çuar kurrë ndërmend të protestoni kundër qeverisë që i paguani taksa, e megjithatë sehiri po ju bën palë. Bashkohuni me protestuesit dhe jepuni shembullin tuaj më të rinjve, sesi sillet ndryshimi dhe sesi shemben regjimet e korruptuar! Mos u lini trashëgim të rinjve #shqiptarë, atyre që kanë mbetur këtu, një regjim antipluralist narkokratik!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit