Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar ka vendosur të shtyjë senacën paraprake ndaj ish-presidentit Ilir Meta, me datë 19 shkurt.
Sipas burimev jozyrtare bëhet me dije se shkak i kësaj u bë mungesa e avokatëve të Metës, Gylsen Zhllima dhe Kujtim Cakrani, në shenjë proteste pas dhunës që i ushtruan këtij të fundit para disa ditësh në Vlorë.
Meta ka kërkuar të vazhdonte seanca me argumentin se ishte gati për të bërë parashtrimet, por pokurorët Sotir Kllapi dhe Arben Kraja kërkuan të shtyhet në mënyrë që të jenë te pranishëm edhe avokatët.









