Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka sqaruar se nuk ka ambicie për të kandiduar për postin e presidentit të Kosovës.
Gjatë një konference për media, Haradinaj tha se nëse situata do të kërkonte dhe parlamenti i Kosovës do t’i bënte një kërkesë për të kandiduar, ai mund ta shqyrtonte mundësinë.
“Nuk jam kandidat për president. Por nëse një kërkesë e tillë do të vinte nga deputetët, do ta shqyrtoja”, tha ai.









