Në nisjen e seancës plenare të pjesës së dytë të Kuvendit, fjalën e ka marrë lideri i PD-së, Sali Berisha.
“Për shkak të vjedhjes së Lubisë, spitalet janë pa ilaçe dhe mjekim. Kjo përbën krimet kundër njerëzimit. Dhe ju që u tërbuat për një fjalë që ishte nga më të përzgjedhurat në gjuhën shqipe. Po mbroni hajdutë. 10 shkurti e dëshmoi, 20 shkurti do të jetë fundi juaj.
Çfarë ke ti që shtrihesh atje? Edhe ty do të ikë mandati, ti mbron Lubinë me lekë e kam vënë re nëpër studio. Ti je avokati i Belinda Ballukut si këta të tjerët me radhë”, u shpreh Berisha ndaj Bidos.









