Një ngjarje tragjike ka tronditur Parisin, ku një grua 50-vjeçare u arrestua pasi dyshohet se ka vrarë dy foshnjat e saj.
Ngjarja doli në dritë kur bashkëshorti i saj njoftoi autoritetet pas gjetjes së trupit të një foshnje në frigoriferin e shtëpisë. Policia, që mbërriti në vendngjarje, gjeti edhe trupin e një foshnje tjetër.
Hetimet kanë nxjerrë dyshime mbi nënën e fëmijëve, e cila kishte lënë shtëpinë pa njoftuar askënd. Sipas burimeve të hetimit, ajo ka një histori të gjatë si nënë e nëntë fëmijëve nga dy martesa të ndryshme. Ky rast i trishtuar është ende në hetim, ndërsa autoritetet po përpiqen të kuptojnë rrethanat dhe motivet që mund të kenë çuar në këtë tragjedi.









