Banorët e qyteti të Durrësit së bashku me banorët e zonës së Velipojës së fshtatit Rrjoll, ditën e sotme të bashkuar janë duke protestuar para ambienteve të Kuvendit, ndërkohë edhe pak minuta pritet të vijojë seanca plenare e radhës.
Një qytetarë ka ngritur shqetësimin lidhur me pronën duke thënë se në 35 vite I është bërë padrejtësi. Gjithashtu hodhi akuza ndaj politikanëve, duke nënvizuar se parlamenti është kthyer në parlament të krimit.
“Pjesëmarrësit këtu kanë të drejtën e tyre të kërkojnë pronën që është më e shtrenjtë. Askush nuk guxon të na përkulë kokën, të na vrasë apo nëpërkëmbë dinjitetin. Unë jam nga Tirana, dhe pronën na e vodhën. Këto janë të korruptuar deri në palcë. Kanë 35 vite që na vrasin e na grabisin. Ne nuk do dorëzohemi kurrë, kemi të drejtën tonë. Ky është parlamenti I krimit, I kanë mbushur xhepat duke vjedhur pronën shtetërore, pronën private, por ato nuk kanë guxuar të na vjedhin dinjitetin”, tha qytetarja.
Siç shihet në pamjet e protestës, u janë bashkuar edhe disa deputetë të partive të reja opozitare.









