Policia e Tiranës ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe kishte dhunuar një mjek për shkak të detyrës. Pas kallëzimit të mjekut që ishte dhunuar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 nisën menjëherë operacionin për kapjen e autorit.
E. H. është gjithashtu i dyshuar për kryerjen e tre vjedhjeve dhe një kanosjeje gjatë muajit shkurt 2026. Ai ka kanosur një person më 1 shkurt dhe ka kryer dy vjedhje më 8 dhe 10 shkurt në banesa dhe kompani në zonën e Yzberishtit dhe Prushit.
I arrestuari kishte masë sigurie “arrest në shtëpi” për një ngjarje tjetër dhune në familje dhe është vënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Eksponenti”. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.
/5pyetjet.al









