-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha akuzon Ramën për dhunë: Të rinjtë u goditën gjatë protestës së 10 shkurtit

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës të zhvilluar më 10 shkurt, duke theksuar se reagimi qytetar do të jetë më i fuqishëm në ditët në vijim. Ai ka akuza të forta ndaj qeverisë, duke theksuar se përdorimi i dhunës nga autoritetet dhe arrestimi i të rinjve nuk do të ndalë protestën.

Berisha ka bërë të ditur se forca e protestës është paqësore dhe se nuk ka pasur qëllim dhunën ndaj policisë.

“Urdhri ka qenë të arrestohen të rinj, por ju siguroj se protestën tjetër do të jetë dyfishi i të rinjve. Zemërimi i të rinjve është i pakufijshëm. Forca jonë nuk është dhuna. Ne tmerrojmë. Kjo është kryengritje paqësore”, ka deklaruar Berisha, duke shtuar se protestuesit nuk janë aty për të sulmuar policët, por për të shprehur zemërimin ndaj kryeministrit dhe qeverisë.

Ai theksoi se disa qytetarë janë goditur në kokë gjatë protestës, përfshirë Ilir Tushin, Dem Dollapin dhe Luan Lleshin, si dhe një zonjë të plagosur në krahë, duke nënvizuar se këta persona mund të mos ishin gjallë sot. “Një polic të plagosur nuk e pamë, as të plagosur as të gërvishtur. Protestuesit nuk shkojnë për dhunë”, shtoi ai.

Në përfundim, Berisha e cilësoi këtë si një “fushëbetejë” politike dhe theksoi se opozita do të fitojë këtë përballje, duke shtuar se protesta ka pasur jehonë ndërkombëtare dhe ka nxjerrë në pah korrupsionin dhe abuzimet e qeverisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit